Home LAJME Haxhiu: Largimi i Qeverisë aktuale është shpëtim për Kosovën

Haxhiu: Largimi i Qeverisë aktuale është shpëtim për Kosovën

0
Haxhiu: Largimi i Qeverisë aktuale është shpëtim për Kosovën

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se largimi i Qeverisë aktuale është zgjidhja më e mirë për Kosovën.

Ajo ka thënë se shifrat e të infektuarve me pandemi janë alar,mante dhe largimi i Qeverisë Hoti është shpëtim për popullin.

Haxhiu ka thënë se institucioneve ju duhen njerëz që kanë vullnet e dije për të menaxhuar me situatën.

“Unë po e përcjellë situatën, jo pse kam ekspertizë në këtë drejtim por sepse jemi të shqetësuar. Zgjidhja në këtë situatë është largimi i kësaj qeverie, unë e shoh largimin e kësaj qeverie, shpëtim për vendin dhe qytetarët e Kosovës. Sepse institucioneve të Kosovës iu duhen njerëz që e kanë vullnetin e dijen, por edhe që janë të gatshëm për ta menaxhuar situatën dhe për ta kaluar këtë sfidë sa më shpejtë dhe sa më mirë. Unë nuk shoh zgjidhje tjetër”, ka thënë ajo në Interaktiv të KTV-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here