Home LAJME Haki Abazi: Kosova ishte më demokratike e më e pasur në kohën e Millosheviqit

Haki Abazi: Kosova ishte më demokratike e më e pasur në kohën e Millosheviqit

0
Haki Abazi: Kosova ishte më demokratike e më e pasur në kohën e Millosheviqit

Haki Abazi, ka sul muar ashpër oponentët politikë për shumë e shumë gjëra. Por, ajo që ndjell shqetësim është se Abazi konsideron që para 20 vitesh, në kohën e regjimit të Millosheviqit, Kosova ishte më mirë se sa sot.

“Kosova për 20 vite u varfërua, u bë me më pak njerëz e më pak demokratike, më pak ligj e më pak shtet, edhe më pak media të mirëfillta e etike.” – shkruan ai, përcjell Periskopi.

Në fakt, në atë periudhë në Kosovë kishte fare pak media dhe të cilat nuk dihet nëse iu nënshtroheshin standardeve mediatike dhe normave etike të kohës sonë. Po ashtu, në atë periudhë regjimi i Millosheviqit kishte lënë në varfri të thellë shqiptarët e Kosovës duke iu shkelur haptas të drejtat dhe liritë që i kishin.

Në këtë status skandaloz, Abazi ka kërkuar që të mos arrihet asnjë marrëveshje në Washington me 2 shtator duke thënë se Kosova duhet ta dojë veten më shumë se miqtë e saj.

Statusi i plotë:

Kërkoj nga Martin Vulaj të bëj publike marrdhënien kontraktuale si avokat i marrëveshjeve të mundshme anësore për kontrollë dhe menagjim të resurseve të Trepçës, Ujmanit dhe përgjithësisht të “mbështjellura” me kinse pako financiare ekonomike të cilat duan të i prezentojnë si ndihmë për zhvillim ekonomik e ku janë të përfshirë edhe ata që kanë zhytur Kosovën në krim e korrupcion qe 20 vite, por edhe e kanë lënë Kosovën e ndarë, Luginën në zbrazje e varfëri edhe Shqiptarët e Maqedonisë Veriore pazar për kusuritje.

Me 2 Shtator nuk mund të këtë marrëveshje që e bën Kosovën më të varfër dhe më të mashtruar se që ka qenë deri tani ndryshe pse nuk u zhvilluam qe 20 vite të ndihmës ndërkombëtare dhe ardhjes së pakove financiare dhe “ekspertëve” të panumërt. Sot paskan gjetur formulën e zhvillimit!?!?

Kosova për 20 vite u varfërua, u bë me më pak njerëz e më pak demokratike, më pak ligj e më pak shtet, edhe më pak media të mirëfillta e etike.

U bombarduam me gënjeshtra për të mos e parë e ndëgjuar të vërtetën. Rrëzuan qeverinë legjitime për të krijuar një qeveri puthadorësh dhe servile e kuislinge. Kjo qeveri është e rrezikshme për interesin kombëtar. Në Amerikë ka zgjedhje dhe Demokratët dhe një pjesë e madhe e Republikanëve e konsiderojnë këtë administratë jo të duhur për SHBA dhe poashtu joserioze ndaj vatrave të krizës dhe konfliktet e hapura.

Kosova i respekton miqt por duhet së pari të respektoj veten dhe qytetarët e saj.

Hoti duhet ta vendos gishtin në kokë bashkë me ata që po fërkojnë duart për tu bërë milionerë mbrenda natës dhe të bëhen bashkë me milionerët që po shpërlajnë milionat e vjedhura e që sa herë ju duhet, lëshojnë zhurmën e yellow press-it për të zhvendosur vëmendjen nga e vërteta.

Zgjedhjet nuk kanë alternativë.

Shpërndaje në:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here