Home LAJME Glauk Konjufca: Qeverisja e mirë do te rikthehet shpejt, duhet te shkojn te shpija kta qe jan

Glauk Konjufca: Qeverisja e mirë do te rikthehet shpejt, duhet te shkojn te shpija kta qe jan

0
Glauk Konjufca: Qeverisja e mirë do te rikthehet shpejt, duhet te shkojn te shpija kta qe jan

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka paralajmëruar se Qeveria Kurti do të rikthehet së shpejti, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se shumë shpejt do të vjen momenti kur populli do ta përdor votën për ndëshkim.Konjufca ka kritikuar Qeveria e tanishme për mosmenaxhim të pandemisë.

Postimi i plotë:

Sa të neveritshme këto fotot e ministrave në kulmin e pandemisë! Ta krijojnë përshtypjen e fotosesioneve. Plot krekosje, në fytyrat e tyre nuk sheh asnjë kokërr serioziteti për gjendjen shëndetësore në Kosovë. Fytyrat e tyre delirante dhe të vetëmjaftueshme me pozitat e pamerituara, janë në një univers krejt tjetër në raport me gjendjen në ambientet e QKUK-së. Nuk mund te gjesh kurrfarë pikëprerje mes këtyre dy botëve paralele.

E rrëzuan Qeverinë Kurti me arsyetimin se nuk po e menaxhon mirë pandeminë. Por numri i rasteve atëherë ishte vazhdimisht nën 30.

E sot kur 200 raste në ditë janë bërë normalitet, del Arban Abrashi me një cinizëm të gërditshëm e thotë që situata është stabile, duke e fajësuar VV-në.

Ditën që i patëm 19 raste me COVID 19 Agim Veliu në koordinim me Thaçin propozoi gjendje të jashtëzakonshme.

E me 219 raste gjendja iu duket e zakonshme.

Kjo tregon se së bashku me PDK-në ata nuk e kishin mendjen te virusi, por te rrëzimi i Qeverisë Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here