Home LAJME Gazeta spanjolle El Pais: Ushtria e Kosovës u bë me ndihmën e SHBA-së

Gazeta spanjolle El Pais: Ushtria e Kosovës u bë me ndihmën e SHBA-së

0
Gazeta spanjolle El Pais: Ushtria e Kosovës u bë me ndihmën e SHBA-së

Gazeta spanjolle El Pais, ka shkruar një artikull të cilin ia ka kushtuar krijimit të Ushtrisë së Kosovës.

Në këtë gazetë thuhet se me mbështetjen e fuqishme të SHBA-së, gjithnjë e më aktive në çështjet e sigurisë në Ballkan, lëvizja e Prishtinës për formimin e ushtrisë ka forcuar balancën e pasigurt me Beogradin, pas shtimit të tensioneve në nëntor me rritjen e taksave doganore mbi produktet serbe.

Mtej aty shkruhet se Ushtria e Kosovës u formua me mbështetjen e SHBA-së, derisa BE, OKB dhe NATO kanë shprehur keqardhje për vendimin e Prishtinës si të papërshtatshëm.

Gazeta citon presidentin e Kosovës Hashim Thaçi të ketë deklaruar se “pas dy dekadave të punës së vështirë, përfunduam më në fund procesin e ndërtimit të një shteti”.

El Pais përkujton se transformimi i FSK-së në një ushtri me aftësi luftarake, shkaktoi një reagim të zemëruar në Beograd, i cili nuk njeh pavarësinë e Kosovës dhe që kërkoi një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here