Home LAJME FSK-ja pjesë e ushtrimit fushor “KFOR 27” në Gjermani

FSK-ja pjesë e ushtrimit fushor “KFOR 27” në Gjermani

0
FSK-ja pjesë e ushtrimit fushor “KFOR 27” në Gjermani

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë të Kosovës ( FSK ) po merr pjesë në ushtrimin fushor “KFOR 27” në Hohenfels të Gjermanisë.

Ushtrimi në të cilin FSK-ja po merr pjesë me një skuadër të Kompanisë së Deminimit dhe oficerë stafi, së bashku me trupat ushtarake të shteteve anëtare të NATO-s: Shtetet e Bashkuara të Amerikës Faza e trajnimit, Faza e trajnimit të situatave, Faza e vlerësimit dhe Faza e rigjenerimit.

Gjatë fazës së parë, të akomodimit, ekipi është furnizuar me pajisje të nevojshme për trajnim, faza e dytë është fokusuar kryesisht me ligjërata që ndërlidhen me EOD-në dhe lidership, ndërsa gjatë fazë së tretë, ekipet kanë realizuar ushtrime praktike në terren.Momentalisht ushtrimi është duke u realizuar në fazën e katërt; atë të vlerësimit, ku po testohen kapacitetet intervenuese për misionin e tyre në Kosovë. FSK-ja gjatë kësaj faze po realizon intervenime të simuluara së bashku me ekipet e EOD-së të Ushtrisë Amerikane, ku qëllimi kryesor është që të njihen me praktikat e njëra-tjetrës.

Paraqitja e ekipit të FSK-së, si dhe bashkëpunimi me ushtritë tjera pjesëmarrëse, e sidomos me atë të SHBA-ve, me të cilën janë duke bërë simulime të përbashkëta, u vlerësua lartë edhe nga shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane ( U.S Army), gjenerali James McConville, si dhe nga udhëheqësi i njësisë së EOD-së të Ushtrisë Amerikane, i cili ka theksuar profesionalizmin dhe seriozitetin gjatë intervenimit dhe është shprehur, se ekipi i tij, nuk ka asnjë hezitim që të punojë bashkërisht me njësinë e EOD-së të FSK-së, në operacione reale gjatë shërbimit në Kosovë. Qëllimi i këtij trajnimi është ngritja e profesionalizmit të njësisë së EOD-së, përgatitja e tyre për të vepruar dhe punuar në mjedis të kombinuar shumëkombësh, si dhe shkëmbimi i përvojave me shtetet partnere të NATO-s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here