Home LAJME FSK dhe Ushtria amerikane për Evropë zhvilluan stërvitjen e përbashkët

FSK dhe Ushtria amerikane për Evropë zhvilluan stërvitjen e përbashkët

0
FSK dhe Ushtria amerikane për Evropë zhvilluan stërvitjen e përbashkët

Brigada për Reagim të Shpejtë dhe njësi tjera të Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim dhe asistencë të Ushtrisë amerikane për Evropë dhe Komandës amerikane për Evropë zhvilluan me sukses stërvitjen e përbashkët ,,Ndihma e Kosovës’’,

Aktivitetet e operacionit i pa nga afër edhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, i cili me këtë rast i përgëzoi udhëheqësit e operacioneve dhe pjesëtarët që në mënyrë profesionale realizuan të gjitha pjesët e skenarit të ushtrimit.

FSK-ja për here të parë është stërvitur për tërheqjen e ndihmave humanitare, për here të parë është stërvitur për manovrim të ndihmave të lëshuara nga ajri nëpërmjet aeroplanëve dhe helikopterëve, përvojë kjo e cila do ti nevojitet, në raste emergjente kur kërkohet angazhim humanitarë.

Në fund Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant deklaroj se kjo stërvitje ka rëndësi sepse, FSK-ja me këtë ushtrim është stërvitur për ndërveprim me Ushtrinë amerikane por edhe për ndërveprime me partnerë dhe institucione tjera në raste emergjencash dhe atëherë kur paraqitet nevoja.

Operacione të Brigadës së 40 e Parashutistëve, divizioni i 25 i Këmbësorisë, nga Alaska e ShBA-ve, njëherit nga Ushtria amerikane për Evrope e vlerësoj lartë bashkëpunimin ndërmjet FSK-së dhe ushtrisë Amerikane për Evropë. Ai tha se Forcat Ajrore amerikane kanë ardhur sot këtu nga Gjermania dhe kanë lëshuar pakot, si pjesë e ushtrimit, dhe ky demonstrim me aeroplanët të tipit C130J ka treguar se ndërveprimi ndërmjet dy partnerëve ishte i shkëlqyer dhe ka treguar që Forca e sigurisë së Kosovës është mjaft profesionale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here