Home LAJME Dy nënoficer të lartë të FSK-së kanë përfunduar Kursin e Rreshter Majorëve në SHBA

Dy nënoficer të lartë të FSK-së kanë përfunduar Kursin e Rreshter Majorëve në SHBA

0
Dy nënoficer të lartë të FSK-së kanë përfunduar Kursin e Rreshter Majorëve në SHBA

Radhëve të rreshter majorëve të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), të cilët kryen kursin e rreshter majorëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), më 19 qershor 2020, iu shtuan edhe Rreshter Majori i Komandës Bedri Zuka dhe Rreshter Master Rifadije Ramadani, të cilët përfunduan me sukses Kursin e Rreshter Majorëve në Qendrën e Ekselencës për Udhëheqje për Nënoficerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht në Bazën Fort Bliss në El Paso në Teksas. Ky institucion më herët ka qenë i njohur si Akademia e Rreshter Majorëve. Kursi i Rreshter Majorëve është program 12 mujor, që përgatit Rreshter-Major, për principet e lidershipit, për udhëheqjen e trupës së nënoficerëve, për këshillimin e nivelit të lartë të oficereve lidhur me funksionimin e trupës së nënoficerëve, për ekzekutimin e operacioneve të përbashkëta tokësore, duke përfshirë të gjitha degët e ushtrisë Amerikane si dhe operacionet ndërkombëtare në bashkëpunim me agjenci të ndryshme.Shkollimi i oficerëve të FSK-së, është mbështetur nga Zyra për Mbrojtje dhe Bashkëpunim pranë Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë. Rreshter Majori i Komandës Bedri Zuka dhe Rreshter Master Rifadije Ramadani gjatë shkollimit në Qendrën e Ekselencës për Udhëheqje për Nënoficerë në SHBA, treguan disiplinë, angazhim dhe profesionalizëm, si dhe e përfunduan me sukses të lartë Kursin e Rreshter Majorëve, klasa 70.

Diplomimi i dy rreshter majorëve në përgjithësi është një e arritur e radhës për FSK-në, ku deri më tani në këtë Akademi të rreshter majorëve, kanë diplomuar me sukses të dalluar gjithsej shtatë oficerë të FSK-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here