Home LAJME Daut Haradinaj pas arrestimit me dhunë të qytetarit: Kjo nuk i ka hije Policisë

Daut Haradinaj pas arrestimit me dhunë të qytetarit: Kjo nuk i ka hije Policisë

0
Daut Haradinaj pas arrestimit me dhunë të qytetarit: Kjo nuk i ka hije Policisë

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar pas lajmit për arrestimin e një qytetari në qendër të Prishtinës me arsyetimin se nuk e kishte vënë maskën.

Mënyra e arrestimit të tij duke përdorë forcë po kundërshtohet nga Haradinaj.

Në një video të publikuar në media shihen disa policë të Kosovës të cilët ushtrojnë dhunë fizike ndaj një burri në prezencë të fëmijeve dhe një gruaje për shkak se burri nuk kishte vënë maskë.

Për këtë, deputeti Daut Haradinaj ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” duke thënë se “kjo nuk i ka hije Policisë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here