Home LAJME Çartet Vuçiq e leshon takimin: SERBIA kurr nuk do ta njohë Kosovën….

Çartet Vuçiq e leshon takimin: SERBIA kurr nuk do ta njohë Kosovën….

0
Çartet Vuçiq e leshon takimin: SERBIA kurr nuk do ta njohë Kosovën….

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka konfirmuar se bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë edhe më 4 shtator në Uashington.

“Dokumenti i parë, të cilin e kishim, mbante titullin ‘Normalizimi ekonomik’. Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara na e ndanë dokumentin. Ajo letër për ne nuk ishte fare e lehtë dhe në të ishte pika për njohjen e ndërsjellë, gjë që për ne nuk është risi. Thash se këtë nuk mund ta pranojmë dhe administrata e Trumpit u tregua e drejtë, e kuptuan që ne nuk mund ta pranojmë“, tha Vuçiq.

Vuçiq tha se “nuk ka dyshim se sot dhe sonte njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të jetë temë, sepse unë e kam bërë të qartë se nuk mund ta pranojmë atë”.

Ai falenderoi nikoqirët amerikanë që “ishin të gatshëm t’i dëgjojnë vërejtjet e Serbisë”.

Presidenti serb konfirmoi që në një moment, gjatë bisedimeve, kishte arritur edhe Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, që është gjithashtu edhe këshilltare e tij.

“Se a do të ketë takime në nivel edhe më të lartë, këtë nuk mund ta thotë askush ende. Kjo varet nga ajo se çfarë do të ndodhë gjatë mbrëmjes”, theksoi Vuçiq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here