Home LAJME Bill Clinton sot feston 74-vjetorin, edhe kosovarët bashkë me të

Bill Clinton sot feston 74-vjetorin, edhe kosovarët bashkë me të

0
Bill Clinton sot feston 74-vjetorin, edhe kosovarët bashkë me të

William Jefferson Clinton, i njohur si Bill Clinton, u lind më 19 gusht në vitin 1946 në Arkansas të Amerikës.

Pikërisht sot, njeriu që shërbeu si president i SHBA-së, feston ditëlindjen e tij të 74.Clinton ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë nga viti 1993 deri në vitin 2001 si president i 42-të. Më parë, ai shërbeu edhe si guvernator i Arkansas-it dhe si Prokuror i përgjithshëm i këtij shteti.

Gjatë mandatit të tij si president i shtetit më të fortë në botë, ai ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-së për ndërhyrjen e NATO-s në luftën e Kosovës në vitin 1999.

Më 5 nëntor të vitit 1996, Clinton rizgjidhet president i Amerikës edhe për një mandat 4-vjeçar. Pikërisht gjatë mandatit të tij dha kontributin e tij të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Clinton ka qenë disa herë në Kosovë dhe është nderuar me “Medaljen e Artë të Lirisë”. Urime

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here