Home LAJME Bekë Berisha me kredi deri ‘në fyt’

Bekë Berisha me kredi deri ‘në fyt’

0
Bekë Berisha me kredi deri ‘në fyt’

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, në deklarimin e pasurisë, ka deklaruar se ka dy kredi, njërën 83,955 euro e tjetrën 8,487 euro.Berisha ka deklaruar se ka një tokë në pronësi të përbashkët, prej 4 hektarëe, në vlerë prej 500 mijë euro, trashëgimi familjare si dhe një banesë 55 metra katrorë, në vlerë prej 30 mijë eurove, të blerë në vitin 2007.Ai ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka një banesë prej 70 metra katrorë, në vlerë 110 mijë euro të blerë në vitin 2010.

Për dallim nga viti i kaluar, këtë vit ai s’ ka deklaruar para të gatshme në emër të fëmijëve apo të bashkëshortes.

kurse ka deklaruar se ka dy kredi, 83,955 euro të marrë për shtëpi dhe 8,487 euro të marrë për banesë. kurse ka deklaruar se ka huazuar mbi tërheqje bankare 2,234 euro dhe huazim për blerjen e shtëpisë në vlerë 10 mijë euro. Shuma totale e kredive dhe e huazime që ka detyrim Berisha është 104, 676 euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here