Home LAJME Babai i Dritan Abazoviçit në epokën jugosllave: Si ja merr këngëve shkodrane në një festë në Ulqin (VIDEO)

Babai i Dritan Abazoviçit në epokën jugosllave: Si ja merr këngëve shkodrane në një festë në Ulqin (VIDEO)

0
Babai i Dritan Abazoviçit në epokën jugosllave: Si ja merr këngëve shkodrane në një festë në Ulqin (VIDEO)

Politikani malazez me gjak shqiptar, Dritan Abazoviç, “njeriu i ditës” në Mal të Zi pas zgjedhjeve të para dy javëve, është bërë faktori më i rëndësishëm për formimin e qeverisë së re. Kjo e fundit i përket linjës proserbe, pasi do jenë ato forca opozitare që prej vitesh kanë tentuar të vijnë në pushtet.

Dihet pak për jetën private të 35-vjeçarit nga Ulqini, një student i Sarajevës, përveç faktit se vëllai dhe motra e tij janë mjekë të shquar në Beograd.

Disa muaj më parë, Dritan Abazoviç publikoi një video të babait të tij duke gënduar në një zijafet në një lokal të Ulqinit. Fjala është për 4 marsin e vitit 1989, pra fundit të epokës së Jugosllavisë.

“Bohemistët ulqinakë dhe babai im Big Joe”, shkroi Dritan, duke shtuar: “Një kujtim i bukur i disa kohërave të arta”.

Ky përjetim i tij lidhet me frymën e tij politike, qartazi jugosllave.

Ndërkohë, babai tij e të tjerët aty ja marrin disa këngëve, të gjitha puro shqiptare, më saktë, nga ato të tipi “jare shkodrane”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here