Home Top Stories Avokati Koci: Presidenti është dashur të jetë më transparent rreth procesit të intervistimit

Avokati Koci: Presidenti është dashur të jetë më transparent rreth procesit të intervistimit

0
Avokati Koci: Presidenti është dashur të jetë më transparent rreth procesit të intervistimit

Avokati Arianit Koci ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se intervistimi për disa ditë me radhë i presidentit të Kosovës, Hashim Thaci, nga Gjykata Speciale në Hagë është procedurë normale dhe se sigurisht presidenti ka vendosur të mos mbrohet në heshtje.

Koci thotë se presidenti ësthë dashur të jetë më transparent rreth ftesës për shkak të poztiës që ai mban.

“Për faktin që është thirrur në cilësinë e presidentit, atij i është dashur të treohet më transparent. Po të ishte qytetarë i rëndomtë nuk do të kishte rëndësi. Por si president është dashur të jetë më transparent”, thotë ai.

Lexo Edhe:
Shkumbin Gashi është deputeti tjetër i LDK’së i infektuar me Covid-19
|Ftesa e cekë se në cfare cilësie është ftuar dhe për cka do të hetohet. Presidenti është dashur të tregohet më transparent”

Ai thotë se Thaci me shumë gjasë është thirrur për intervistim nga Specialja për aktakuzën e cila u bë publike, e jo si dëshmitar për ndonjë ceshtje tjetër.

“Për shkak që po zgjatë deri në ditën e katërt intervistimi, sigurisht është dashur të jetë ftuar për të sqaruar për aktakuzën që është bërë publike. Aty ngriten cështje të cilat janë në interes të prokurorisë dhe aty Thaci i zbulon të gjitha pikat që janë të ngritura”, përfundon ai. /Express/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here