Home LAJME Avni Bytyçi zëdhënësi i PDK-së: ‘Kosova lulëzonte, erdhi qeveria Kurti dhe i zhyti qytetarët në varfëri’

Avni Bytyçi zëdhënësi i PDK-së: ‘Kosova lulëzonte, erdhi qeveria Kurti dhe i zhyti qytetarët në varfëri’

0
Avni Bytyçi zëdhënësi i PDK-së: ‘Kosova lulëzonte, erdhi qeveria Kurti dhe i zhyti qytetarët në varfëri’

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyqi përmes një postimi në Facebook ka renditur disa nga gabimet e qeverisë të udhëhequr nga Albin Kurti, ku sipas tij do të zhysin qytetarët në varfëri.

Qeveria Kurti, në vend se të merrej me ekonominë e vendit, ditët e veta në pushtet i kaloi duke u marrë me analiza e kërcënime ndaj Gjykatës Kushtetuese, krijonin teori konspirative se e gjithë bota ishte kundër tyre dhe se Kosova me ta, për herë të parë në historinë e Kosovës, jetonin më mirë. Tamam, një Kosovë utopike, me një lider të saj “të madh” që e donte populli, por e krijonte dhe thellonte varfërinë. Një shtet tipik i së majtës!

Postimi i plotë:

Gabimet e mëdha të Qeverisë Kurti që do t’i zhysin mijëra qytetarë në varfëri, janë si vijon:

1. E vonuan Pakon Emergjente Financiare për më shumë se një muaj, propozimi i Qeverisë ishte i hartuar keq, është fokusuar kryesisht në kategoritë sociale, edhe pse nuk i kishin përfshirë të gjitha kategoritë. Kjo pako, ka injoruar në masë të madhe nevojat e sektorit privat që janë shtylla kryesore e ekonomisë së vendit.

a. Si pasojë e këtyre masave të mangëta, vlerësimi i Bankës Botërore është se 90% e ndërmarrjeve të Kosovës janë goditur nga masat e pandemisë. Bizneset e të gjitha kategorive po pësojnë humbje, duke rrezikuar falimentimin.

2. Edhe pse kaluan gati tre muaj, Pakoja Emergjente është zbatuar vetëm në vlerën prej 54 milion euro, apo 30%, nga 179 milion sa ishte propozimi fillestar. Qeveria Kurti ka dështuar jo vetëm në hartimin e një Pakoje Emergjente efikase, por ka dështuar edhe në zbatimin e propozimit të vet.

3. Si tërësi, Pakoja ka qenë e pazbatueshme në praktikë, shumë ndërmarrje do të shuhen, ndërsa sipas Bankës Botërore, mbi 150 mijë qytetarë të këtij vendi, do të zhytën në varfëri.

4. Për shkak të politikave të gabuara, Kosova nuk do ta ketë rritjen më të madhe në rajon, siç ishte parashikuar në fillim të vitit, përkundrazi do ta ketë rënien më të madhe, mbi 11% të BPV me trendin aktual, duke dëmtuar ekonominë e Kosovës për më shumë së 1 miliard euro.

5. Me trendin aktual, Republika e Kosovës, nuk do të ketë para të mjaftueshme në tre muajt e fundit për kategoritë sociale dhe zbatimin e plotë të pagave në sektorin publik, duke rrezikuar seriozisht uljen e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here