Home LAJME As Haradinaj e as Thaç, propozohet Murat Jashari për president të ri

As Haradinaj e as Thaç, propozohet Murat Jashari për president të ri

0
As Haradinaj e as Thaç, propozohet Murat Jashari për president të ri

E kan propozuar Murat Jasharin për President të ri të Republikës së Kosovës.

Gashi ka kërkuar që të përkrahet sa më shumë propozimi i tij, pasi siç ka thënë ai, nuk ka person me të përshtatshëm sesa Jashari për këtë post.

“Nuk ka shqiptar të gjallë mbi këtë tokë, që mund t’ia kthen kredibilitetin, etikën, nderin, moralin, respektin, madhështinë dhe dinjitetin postit të Presidentit, institucionit të Presidencës, si dhe popullit dhe shtetit të Kosovës si Murat Jashari”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Reagimi i tij i plotë:

E shfrytëzoj rastin për ta propozuar Murat Jasharin për President të Republikës së Kosovës.

Ju lutem për ta mbështetur sa më shumë që është e mundur këtë propozim-iniciativë.Nuk ka person me të përshtatshëm sesa Murat Jashari për këtë post.

Ua them me bindjen më të thellë:

Nuk ka shqiptar të gjallë mbi këtë tokë, që mund t’ia kthen kredibilitetin, etikën, nderin, moralin, respektin, madhështinë dhe dinjitetin postit të Presidentit, institucionit të Presidencës, si dhe popullit dhe shtetit të Kosovës si Murat Jashari.

Duhet të jemi të lumtur që e kemi nderin për ta propozuar dhe votuar.

Është njeriu i vetëm të cilin s’kemi nevojë për ta prezantuar përmes biografisë.

Biografia e tij personale dhe familjare është për secilin shqiptar që frymon shqip letërnjoftim personal dhe kombëtar historik dhe aktual.

Letërnjoftim kombëtar si Hasan Prishtina, atdhetar si Adem Demaçi, i pastër si Ukshin Hoti, madhështor si Gjergj Kastrioti, legjendar si Adem Jashari dhe engjëllor si Nëna Terezë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here