Home LAJME Merkel jep dritën jeshile, gjermanët po arm atosin Kosovën

Merkel jep dritën jeshile, gjermanët po arm atosin Kosovën

0
Merkel jep dritën jeshile, gjermanët po arm atosin Kosovën

Përderi sa në njërën anë, Gjermania po ndërhynë në negociatat ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, nga ana tjetër, po negocion me Kosovën për blerjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake, shkruan Sputnik, duke thënë se Gjermania po i shkel ligjet e veta.

Sic raporton media ruse, autoritetet në Prishtinë kanë negociuar prej muajsh me shërbimet e inteligjencës gjermane për prokurimin e topave dhe sistemeve të raketave anti-tank për Ushtrinë e Kosovës, dhe përqendrimi i tyre është në plotësimin e armëve të vogla dhe armë moderne të këmbësorisë, transmeton lajmi.net.

Me armatimin e Kosovës, Gjermania po shkel rregullat dhe ligjet e veta, sepse dispozita e vitit 1971 ndalon në parim eksportimin e armëve në vendet që nuk janë anëtare të NATO-s.

Për të justifikuar statusin e eksportuesit të katërt më të madh të armëve në botë me një pjesë prej 5.8 për qind në tregun e armëve, kjo dispozitë është zëvendësuar nga një proces i ndërlikuar, kështu që Këshilli Federal i Sigurisë, i udhëhequr nga kancelarja Angela Merkel, ka fjalën e fundit në shitjen e “kontestuar” të armëve nga disa ministra të linjës së qeverisë gjermane.

Këshilli miratoi rreth 60 për qind të kërkesave të prodhuesve të armëve për eksport në vendet jo të BE-së ose NATO-s, sipas një studimi të Fondacionit ‘Hessen’ për Kërkimin e Paqes dhe Konflikteve (HSFK), të porositur nga OJQ Greenpeace.

Shqiptarët e Kosovës deri më tani, shkruan Sputnik, kanë shpenzuar rreth 170 milionë euro në Gjermani për blerjen e armëve, pajisjeve dhe trainimit të anëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe po negociojnë blerjen e një turneu të ri të pushkëve automatike gjermane G-36 (Heckler dhe Koch) dhe tankeve Leopard 2. “. /Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here