Home LAJME Albin Kurti që thanë se ka “thika, harta e ndarje të Kosovës” në Shtëpinë e Bardhë, t’u kërkojnë falje qytetarëve

Albin Kurti që thanë se ka “thika, harta e ndarje të Kosovës” në Shtëpinë e Bardhë, t’u kërkojnë falje qytetarëve

0
Albin Kurti që thanë se ka “thika, harta e ndarje të Kosovës” në Shtëpinë e Bardhë, t’u kërkojnë falje qytetarëve

Presidenti i vendit Hashim Thaçi tha se zërat kritikë mund të jenë të arsyeshëm, por duhet të shikojmë nga e ardhmja.

“Nuk duhet që të lejojmë që mentaliteti i këtij apo atij, zani politik të ndikojë në vonesat që Kosova po i paguan shtrenjtë. Qoftë pesë vjet për themelimin e ushtrisë, qoftë për liberalizmin e vizave, qoftë për këta vjet që është vonuar kjo marrëveshje. Unë s’jam nga ata që marrë pozicione politike si ata që herë dalin anej, herë dalin këtej. Unë shikoj rrafshin strategjik, orientimi strategjik i Kosovës është që të ruhet partnereti i përjetshëm dhe besimi në SHBA”, tha Thaçi, shkruan Indeksonline.

Thaçi tha se të gjithë ata që deklaronin se ka thika, ndarje apo harta në Shtëpinë e Bardhë, duhet t’u kërkojnë falje qytetarëve.

“Kanë rënë të gjitha konspiracionit për thika, për ndarje e që ishin skeptikë për shtetin e Kosovës. Është mirë që ata njerëz t’u kërkojnë falje qytetarëve. Është mirë të kemi besim gjithmonë në përkushtimin e SHBA-së. Ju vetë ishit dëshmitarë a kishte thika, apo ndarje të Kosovës apo harta për të cenuar. Pra ishte fuqizim i shtetit të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar, mendoj se njohja e Kosovës dhe reciproke midis Kosovës dhe Izraelit është një e arritur e madhe. Është e arritur strategjike”, shtoi Thaçi./Indeksonline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here