Home LAJME Alar mante: Qeveria e Serbisë dorëzon 58 shtëpi të reja serbëve në veri sot, Qeveria e Kosovës heshtë

Alar mante: Qeveria e Serbisë dorëzon 58 shtëpi të reja serbëve në veri sot, Qeveria e Kosovës heshtë

0
Alar mante: Qeveria e Serbisë dorëzon 58 shtëpi të reja serbëve në veri sot, Qeveria e Kosovës heshtë

Qeveria e Serbisë do ta bëjë dorëzimin e 58 çelësave të apatmenteve të reja të ndërtuara për t’i populluar me serbë në Leposaviq.

Këtë e bëri të ditur Ndihmës Drejtori i së ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë Serbe, Petar Petković. Ai tha se këto 58 familje kanë edhe 123 fëmijë të cilëve do u zgjidhet problemi qysh nga sot.

Për këto veprime të Serbisë në Kosovë, nuk ka asnjë reagim të Qeverisë së Kosovës, madje ata duken edhe si të painformuar për të gjitha ngjarjet në veri, por nuk ka reagime as nga insitucionet lokale të Komunës së Mitrovicës Jugore.

Në Leposaviq, në mesditë, ai do t’ua dorëzojë çelësat pronarëve të 58 apartamenteve të reja, në tre ndërtesa banimi, të ndërtuara me fondet e Qeverisë së Serbisë.

Apartamentet, me një sipërfaqe mesatare prej 60 m2, janë të destinuara për strehimin e çifteve të reja të martuara, familjeve të mëdha dhe të rrezikuara nga shoqëria, thuhet në njoftimin e Zyrës.

Këto veprime të Qeverisë serbe po bëhen me qëllim të popullimit të veriut me serbë të ardhur nga Serbia. Një projekt i tillë është edhe lagjja “Kodra e Diellit” e ndërtuar në Zveçan me një numër prej 300 shtëpishë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here