Home LAJME A do të hapen shkollat me 1 shtator? Ja qfarë thotë kryeministri Hoti

A do të hapen shkollat me 1 shtator? Ja qfarë thotë kryeministri Hoti

0
A do të hapen shkollat me 1 shtator? Ja qfarë thotë kryeministri Hoti

Edhe tre javë në Kosovë do të fillojë viti i ri shkollor, dhe ndonëse kjo periudhë po afrohet, ministria e Arsimit po kritikohet për mungesën e një plani për formën e mbajtjes së mësimit.

Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe kryeministri i vendit, Avdullah Hoti. Ky i fundit me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se ministria bashkë me IKSHP-në janë duke përgatitur udhëzuesin për organizimin e vitit të ri shkollor.

Sidoqoftë, Hoti ka thënë se vendimi final për hapjen e shkollave do të ndikohet nga gjendja epidemiologjike.

Tutje, kryeministri ka thënë se edhe komunat do ta kenë pjesën e tyre të përgjegjësisë në këtë mes.

“Në procesin e vendimmarrjes do të përfshihen plotësisht komunat, të cilat do të kenë përgjegjësi që të zbatojnë udhëzimet. Gjatë javës që vjen, do të jemi në kontakt me Kryetarët e Komunave dhe Drejtorët për Arsim për të diskutuar modalitetet e mundshme të fillimit të vitit shkollor”, thuhet në postimin e kryeministrit.
Postimi i plotë:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here