Home LAJME 6 pjesëtarë të FSK-së të infektuar me coronavirus

6 pjesëtarë të FSK-së të infektuar me coronavirus

0
6 pjesëtarë të FSK-së të infektuar me coronavirus

Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme për të ndihmuar institucionet dhe qytetarët e Kosovës, nëse një gjë e tillë kërkohet për të menaxhuar situatën me pandeminë, ka thënë Komandanti i FSK-së, Gjeneral Rrahman Rama.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se edhe pjesëtarë të FSK-së janë prekur nga COVID-19, por që fatmirësisht jan mir.

Aktualisht 6 pjesëtarë janë të infektuar dhe fatbardhësisht janë duke u trajtuar në shtëpi. Ekipet tona mjekësore janë në përkujdesje të tyre, kemi edhe 35 të tjerë që janë të vetizoluar, për shkak të kontakteve, por nuk kanë simptoma. Gjendja përbrenda institucionit është e mirë dhe është nën kontroll”, ka thënë Rama, për Ekonomia Online.

Në kohën kur vendi po përballet me rritje të numrit të të infektuarave me Coronavirus, nga kryeministri Hoti, është përmendur një mundësi që spitali i Ushtrisë së Kosovës, të jetë në dispozicion të qytetarëve të infektuar, nëse ato civile nuk mund të t’i përballojnë.

E për këtë, Rama është shprehur i gatshëm, duke thënë se misioni i FSK-së është që të ndihmojë institucionet dhe qytetarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here