Home LAJME ​Daut Haradinaj: Përveç Ramushit, nuk e votojmë asnjë kandidat për president

​Daut Haradinaj: Përveç Ramushit, nuk e votojmë asnjë kandidat për president

0
​Daut Haradinaj: Përveç Ramushit, nuk e votojmë asnjë kandidat për president

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka paralajmëruar se kjo parti nuk do të votojë asnjë kandidat tjetër për të parin e shtetit, pas skadimit të mandatit të presidentit Hashim Thaçi.

Ai në emisionin Pressing në T7 ka thënë se deputetët e AAK-së për postin e presidentit do ta votojnë vetëm kreun e partisë Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka folur edhe rreth marrëveshjes së Uashingtonit, për të cilën tha se si parti kanë vërejtje rreth negociatave dhe një pike në marrëveshje.

“Marrëveshja nuk ka qenë befasi. Vetë qëndrimi i Grenell që tha për persona të caktuar në Kosovë që nuk po japin ide, por vetëm po kritikojnë tregojnë që kjo marrëveshje është diskutuar më herët. Delegacioni ynë lejoi largimin e pikës 10, njohjen reciproke”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here